Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Bie nga funksioni blloku B2

 
   

Mëngjesin e sotëm ka rënë nga funksioni njësia B2 prodhuese për energji elektrike në Kosovë.

Menjëherë pas rënies, ekipet e eksperteve të Korporatës Energjetike të Kosovës janë duke e sanuar prishjen në mënyrë që të kthehet sa më parë në funksion.

Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli tha se prishja ka ndodhur për shkak të rrjedhjes në kalldajë dhe si pasojë është ndalur për riparim.

“Njësia B2 për shkak te rrjedhjes në kaldaje është ndal për riparim. Ekipet e eksperteve të KEK janë duke e sajuar dhe pritet te kthehet në sistem nesër”, tha ai.

Nga kjo prishje nuk do të ketë reduktime pasi që Bucolli bëri të ditur sasinë që e prodhon kjo njësi është duke u siguruar nga importi

 
 
 
 
 

Related posts
Lajme

FSK-ja u vu në gjendje gatishmërie, Ministri Maqedonci jep detaje

Lajme

Trupat e terroristëve të vrarë sot iu dorëzohen familjarëve

Lajme

Krasniqi: Hipokrizi dhe tallje me popullin deklaratat e Kurtit se ka rritje ekonomike

Lajme

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Gramsh