Aktuale

“Bashkëshorti i Spiropalit kërcënoi me jetë inspektorin e tatimeve”. Drejtori i qeverisë bën deklaratën e fortë, akuza për …

Ilir Binaj, kreu i Tatimeve ka dalë me zë e me figurë në emisionin e Sokol Ballës në ABC News duke akuzuar bashkëshortin e Elisa Spiropalit, Salarjon Totaj, ndërtues, se ka kryer jo vetëm evasion të rëndë fiskal, por, se gjatë kontrolleve ka kërcënuar me jetë inspektorët e tatimeve.

Deklarata u bë në një klimë të nxehtë, ku zonja Spiropali ka dalë publikisht dhe ka deklaruar se presioni i tatimeve vjen nga ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku.

Ilir Binaj, drejtor I përgjithshëm I tatimeve e mohoi këtë fakt. Kontrollet sipas tij bëhen në subjektet e rriskut dhe kontrolli në firmën e zotit Salarjon Totaj bashkëshort i Elisa Spiropalit ka filluar në fillim të vitit dhe është mbyllur në shtator të këtij viti.

“Do ta këshilloja zonjën Spiropali të paguajë taksat si çdo qytetar në Republikën e Shqipërisë” tha në emision drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, i cili pak vite më parë la Amerikën për t’u kthyer në Shqipëri që të merrte këtë detyrë të rëndësishme.

Ndërkaq, pozita e Salarjon Totajt thellohet më tej pasi Binaj pranoi publikisht se bashkëshorti I Elisa Spiropalit ka kërcënuar një prej inspektorëve tatimore, me jetë.

“Kërcënimet kanë qenë direkt nga bashkëshorti i Spiropalit drejt inspektorëve, ka qenë në disa qytete, Shkoder, Tiranë, Fier. Kërcënimet kanë qenë verbale dhe në korrik një nga inspektorët kanë bërë denoncim për shkak të mesazheve të shkruara nga bashkëshorti i Spiropalit. Evazioni fiskal është shkelje penale dhe referohet në organet ligjzbatuese. Do të vijoj betejën kundër paligjsmërisë” tha Binaj.

Sipas tij nuk janë vetëm inspektorët e kërcënuar, por edhe familjarë të tyre.

“Në lidhje me intervistën problemet që pata ishte pjesa që kishte të bënte me emerimin tim që ishte e pavërtetë dhe e dyta karakterizimi i gjithë aksioneve për kontroll sikur janë kontrolle selektive sikur i bëhej asaj. Ne kontrollojmë gjithmonë shumë biznese, bazuar në kritere të rriskut. Patjetër strategjia jonë lidhet me strategjinë afatmesme të të ardhurave dhe këtu kishte dy sektorë që duhet të trajtoheshin, turizmi dhe në 2026 përzjedhja e subjekteve që presupozohen me rrisk. Nuk kemi database se me kë janë të lidhur këto subjekte.

Unë them se patjetër pretendimet e bizneseve që ushtrojmë kontroll se qasja jonë është më e thelluar dhe e kujdesshme, janë kontrolle më të kujdeshme dhe përzgjedhja që bëhet bëhet mbi kriteret e rriskut” tha Ilir Binaj lidhur me historinë 6 mujorë te kontrollit në kompanitë e bashkëshortit të Elisa Spiropalit.

Ditën e sotme, zonja Spiropali u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Nesër zonja Spiropali ka deklaruar se do të ketë një konferencë për shtyp në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Të Ngjashme