Ndërsa ka mbledhur kabinetin e ministrave të tij, Edi Rama u ka dhënë atyre një ultimatum të prerë: “askush nuk duhet ta mendojë dhe as të guxojë, t’i bëhet krah apo mbështetje Erion Veliajt, qoftë kjo mbështetje direkte apo me deklarata publike,” – si në rastin e Bledi Çuçit.
Rama e ka të etiketuar Veliajn si një armik që mbështet protestat. Në shënjestër bashkë me Veliajn ka qenë edhe avokati i tij, Plarent Ndreca, i shënjestruar prej Ramës si mëkëmbësi kryesor i Veliajt në rrethanat e mungesës së lirisë.
Ky qëndrim i Edi Ramës, përbën një hap të ri në agresivitetin e tij ndaj linjës Veliaj.
Rasti i hetimeve penale ndaj Veliajt dhe Ballukut, ishin në fakt dy momentet që shërbyen për të shkëputur Ramën nga lidhja integrale me ekosistemin Soros.
Kur SPAK procedoi Veliajn i cili është investimi i këtij ekosistemi, fondacioni i kërkoi shpjegime Ramës dhe ai iu tha se prevalonte investimi strategjik i Reformës në Drejtësi dhe ligj-zbatimi.
Pak më vonë i erdhi rradha Ballukut. Këtu Rama nuk përdori të njëjtin standard siç kishte përdorur me fondacionin, ai mbrojti hapur Ballukun nga inkursioni i SPAK-ut, dhe i tregoi fondacionit SOROS, se kur vjen puna te interesi i lëkurës së tij, ai i shpërfill rregullat e lojës.
Ky është fiks momenti që e bëri ta parikuperueshme çarjen e tij me fondacionin SOROS, sepse i tregoi këtij ekosistemi që mund ta hedhë në kosh për interesin e vetes së tij dhe të zhbëjë çdo rregull loje.
Përtej shpalljes armik të Veliajt, Rama është shumë i investuar në bashkëpunim me familjen Berisha dhe kanaleve që e lidhin me këtë familje nëpërmjet Belinda Ballukut, të asgjesojë çdo tentativë të politikanëve të rinj në PD për të rifreskuar opozitën.
Në ditët në vijim, aksi Rama- Berisha, nëpërmjet kanalit komunikues të Belinda Ballukut, do të sulmojnë këta tre faktorë:
A. Gjithë linjën Soros-Veliaj
B. Asgjesim dhe këputje krahu të çdo politikani të ri opozitar
C. Goditjen e çdo faktori me ndikim publik, në media, protestë, shoqëri civile, që synon ndryshimin e establishmentit.
Duket se kemi ardhur pikërish në momentin se kush është çfarë, ndërsa Edi Rama çdo ditë dhe më shumë po i afrohet trajektores së Aleksandër Vuçiç i cili deri në momentin e fundit shpresoi se kambaleci i tij opozitar, Ivica Daçiç, do ishte kambaleci i tij i shpëtimit./Hashtag.al
