![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/09/bislimi-niset-per-hage_64f97a46e96fc.jpeg?resize=850%2C514&ssl=1)
Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për në Hagë të Holandës.
Sipas njoftimit të kryeministrisë, Bislimi do të ketë bashkëbisedim me deputetët e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Holandës si dhe vizitë në Këshillin Ekonomik dhe Social.
Bashkëbisedimi i Bislimit me deputetët e Parlamentit të Holandës nga Komisioni për Çështje Evropiane pritet të nisë nga ora 10:00.
Ky takim vjen pas vizitës që Bislimi pati dje në Bruksel ku u takua me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.