Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bizinismeni i njohur për politikë, skandale, dënime me burg, lidhje edhe me të mitura…

Të hënën, është ndarë nga jeta Silvio Berluskoni në moshën 86 vjeçare.

Ai njihet si biznesmen, ish kryeministër i Italisë dhe ish president i klubit të futbollit AC Milan.

Gjithashtu ai njihet edhe për problemet e shumta që ka pasur me ligjin, kryesisht të lidhura me korrupsionin.

Berluskoni njihet po ashtu edhe për lidhjet e tij romantike me gra, disa prej tyre edhe të mitura.

Më poshtë mund të lexoni një përmbledhje me disa nga ngjarjet më kyçe në jetën e tij.

1980 – krijon televizionin Canale 5, një nga televizionet gjeneraliste më të njohura në Itali. 19 Shkurt, 1986 – blen klubin e futbollit AC Milan

1994 – krijon partinë Forza Italia dhe zgjidhet kryeministër për here të parë Dhjetor

1997 – fillojnë telashet me drejtësinë. Dënohet me 16 muaj në burg për mashtrime financiare në Fininvest.

Korrik 1998 – dënohet me 2 vite dhe 4 muaj në burg dhe me gjobë prej 5,6 milion dollarësh për korrupsion. 1999-2001 – shërben si anëtar i Parlamentit Europian.

13 Maj, 2001 – bëhet sërish kryeministër i Italisë

30 Tetor, 2006 – Berluskoni dhe avokati britanik David Mills paraqiten në gjykatë me akuzën e mashtrimit fiscal.

14 Prill, 2008 – zgjidhet si kryeministër për herë të tretë 13 Dhjetor,

2009 – Berluskoni sulmohet gjatë një grumbullimi në Milan dhe pëson një hundë dhe disa dhëmbë të thyer.

6 Prill, 2011 – fillon një tjetër gjyq ndaj tij. Kësaj here Berluskoni akuzohet se ka kryer marrdhënie seksuale me një minorene.

27 Nëntor 2013 – senati italian përjashton Berluskonin nga parlamenti.

7 Qershor 2016 – fillojnë problemet e tij shëndetësore. Ai shtrohet në një spital në Milan për probleme të zemrës.

Maj 2019 – zgjidhet për të qenë pjesë e Parlamentit Europian. 3 Shtator

2020 – Berluskoni preket nga Covid-19.

25 Shtator 2022 – Berluskoni fiton një ulëse në Senatin e Italisë me më shumë se 50% të votave në bashkinë veriore të Monza. 6 Prill 2023 –

Diagnostikohet me Leukemi.

12 Qershor 2023 – Berluskoni ndërron jetë në moshën 86 vjeçare.