Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Bodyguard-i” i Dua Lipës i hedh telefonin nga duart fanses (VIDEO VIRALE)

Roja i sigurisë së Dua Lipës është vënë në qendër të vëmendjes pas një incidenti me fansen e yllit shqiptar. Lipa ndodhet në Paris me të dashurin e saj aktorin 34-vjeçar Callum Turner ku po shijojnë disa ditë pushimi

Në një moment teksa dyshja dalin nga makina, një fanse i afrohet me nxitim Duas dhe në dorë mbante telefonin e saj, në insistim për t’i shkrepur foto.

Megjithatë përpjekjet e saj dështuan kur roja i sigurisë e shtyu fansen duke i rrëzuar telefonin nga dora. Momenti është filmuar në kamera, ku shumica e fansave i kanë dhënë të drejtë “bodyguard-it” të Duas në këtë rast, por disa të tjerë e kanë cilësuar të tepër kundërpërgjigjen e tij.