Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Borrell: Një Putin më i dobët është një rrezik më i madh

Presidenti rus Vladimir Putin është dobësuar nga rebelimi i Wagnerit gjatë fundjavës, gjë që tregon se ai “nuk është i vetmi mjeshtër në qytet” dhe “ka humbur monopolin e forcës”, tha të enjten shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

Komuniteti global duhet të jetë “shumë i vetëdijshëm për pasojat”, paralajmëroi Josep Borrell teksa foli me gazetarët në një takim të planifikuar të nivelit të lartë të liderëve evropianë në Bruksel.

“Një Putin më i dobët është një rrezik më i madh,” shtoi ai, duke shpjeguar pse një Rusi e paqëndrueshme është gjithashtu “një rrezik”, raporton CNN.

“Deri më tani, ne e shikonim Rusinë si një kërcënim, sepse ajo ishte forcë”, tha Borrell. “Tani ne duhet ta shikojmë Rusinë si në rrezik për shkak të paqëndrueshmërisë së brendshme”.

Kryeministri letonez Arturs Krišjānis Kariņš tha se prania e shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin në Bjellorusi, me të cilën anëtari i NATO-s ndan një kufi, përbën një kërcënim të mundshëm për sa i përket “përpjekjes për infiltrim në Evropë për qëllime të panjohura”.

“Pra, kjo do të thotë që ne duhet të rrisim ndërgjegjësimin tonë për kufirin,” shtoi ai, duke përsëritur rëndësinë e miratimit të planeve të reja të NATO-s për të forcuar krahun lindor.



Related posts
Lajme

Gashi për Radoiçiqin: Mund të arrestohet në Serbi dhe përmes Interpolit të transferohet në Kosovë

Lajme

Kimete Berisha: I vdekur duhet të lihet i qetë, së paku 40-të ditë

Lajme

“Edhe e pranuat Asociacionin edhe na prishët me amerikanët” – Kërquki gozhdon Mujën e VV’së

Lajme

Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të njolloset