Sot shënohen 26 vjet nga vrasja e gazetarit, publicistit dhe veprimtarit politik, Xhemail Mustafa, një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të presidentit historik Ibrahim Rugova.
Mustafa u vra më 23 nëntor të vitit 2000, në hyrje të banesës së tij në lagjen Dardania të Prishtinës, derisa po kthehej në shtëpi. Vrasja e tij vazhdon të mbetet e pazbardhur.
Në kohën e vrasjes, ai ishte këshilltar i afërt i Rugovës dhe një figurë e rëndësishme e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe një prej emrave të njohur të publicistikës politike shqiptare.
Në 26-vjetorin e vrasjes së tij, djali i tij, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, e ka kujtuar të atin me një mesazh prekës të publikuar në Facebook.
“Bab, sivjet të përkujtuam për herë të parë pa nanën krah nesh. Shpresoj të jetë krah teje sot, në 26-vjetorin e vrasjes tënde”, ka shkruar Besian Mustafa.
