Familja e Liridona Ademajt ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila sot ka vërtetuar dënimet e shqiptuara nga Gjykata Themelore ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës.
Në reagimin e publikuar, vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj ka shprehur dhimbjen për humbjen e saj, duke theksuar se fëmijët do të rriten pa nënën e tyre, por kanë mirëpritur përfundimin e rastit edhe në shkallën e dytë të gjyqësorit, transmeton IndeksOnline.
“Vajza dhe motra jonë, Liridona, nuk do të na kthehet. Fëmijët e saj do të rriten pa nënën e tyre, por na ngushëllon fakti që ky rast mori epilog edhe në nivel të Gjykatës së Apelit”, thuhet në reagim.
Ai ka shprehur gjithashtu shpresën që të akuzuarit të vuajnë dënimet e tyre në burg, ndërsa kanë përmendur edhe Kushtrim Kokallën.
“Urojmë që vrasjeve të grave t’u vijë fundi dhe që Kosova të bëhet një vend më i sigurt për grate”.
