Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Borrell: Tejet i alarmuar me arrestimet e serbëve në veri dhe marshimin e FSK-së, pasuar nga retorika e ashpër e Serbisë

 
   

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Josep Borrell, është deklaruar i alarmuar pas arrestimeve që janë bërë për situatën në veri të vendit.

Borrell, është shprehur se pavarësisht takimit të djeshëm të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe që sipas tij po bëhet edhe më i rrezikshëm.

Ai përmes një postimi në Twitter ka shkruar se “nuk do ta tolerojmë”.

Gjithashtu, Borrell ka përmendur edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës të cilat janë duke marshuar në Mitrovicë të Jugut, ngjarje këto të cilat sipas tij u pasuan nga retorika e ashpër e Serbisë.

Lidhur me marshin e FSK-së në Mitrovicë të Jugut, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se nuk lidhet me situatën në veri.

Marshimi në Mitrovicë ka filluar nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër dhe është bërë kthimi sërish në kazermë. Me këtë rast ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka apeluar që të mos i jipet konotacion tjetër këtij aktiviteti