Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Borrell: Vrasja e civilëve në Gazë, kundër të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare

Shefi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell ka reaguar pas sulmeve të Izraelit në Gazë.

Në një postim në “X”, ai ka thënë se vrasja e shumë civilëve, përfshirë fëmijëve, është kundër të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare, përcjell teve1.info

“Gaza është në errësirë të plotë dhe izolim ndërsa granatimet e rënda vazhdojnë. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt paralajmëron për situatën e dëshpëruar të banorëve të Gazës pa energji elektrike, ushqim, ujë. Shumë civilë, duke përfshirë fëmijë, janë vrarë. Kjo është kundër të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare”, ka shkruar ai.