Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Britania i kërkon Kosovës të shtensionojë situatën në veri

Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly, tha se është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë hapa për të shtensionuar situatën në veri.

Cleverly, gjatë një takimi me Kurtin në Londër më 26 qershor, tha se në mesin e hapave që duhet ekzekutivi kosovar të ndërmarrë janë: të sigurohet që kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës të mund të punojnë nga lokacione alternative, të tërhiqen njësitë speciale policore nga ndërtesat komunale dhe të ndërmerren hapa për zgjedhje të reja dhe gjithëpërfshirëse.

“Ia bëra të qartë kryeministrit Kurti se vazhdimi i tensioneve vë në rrezik të arriturat në Kosovë, që janë arritur gjatë viteve së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët ndërkombëtarë”, tha Cleverly pas takimit me Kurtin.

Sipas njoftimit të Qeverisë britanike, në takim zyrtari i lartë britanik ka theksuar se Kosova dhe Serbia janë përgjegjëse që të veprojnë tani për të shtensionuar situatën dhe për të shmangur çdo veprim të mëtejmë apo retorikë nxitëse.

Sekretari i Jashtëm britanik po ashtu mirëpriti lirimin e tre policëve të Kosovës, që po mbaheshin në paraburgim në Serbi, duke e cilësuar këtë si një hap pozitiv përpara.

Related posts
Lajme

Kimete Berisha: I vdekuri duhet të lihet i qetë, së paku 40-të ditë

Lajme

Gashi për Radoiçiqin: Mund të arrestohet në Serbi dhe përmes Interpolit të transferohet në Kosovë

Lajme

Kimete Berisha: I vdekur duhet të lihet i qetë, së paku 40-të ditë

Lajme

“Edhe e pranuat Asociacionin edhe na prishët me amerikanët” – Kërquki gozhdon Mujën e VV’së