Lajme

Buzhala foli për presionin e Thaçit, Gashi i reagon ashpër: “Cilit Berat t’i besojmë?”

Analisti politik Lirim Gashi ka reaguar pas deklaratës së gazetarit Berat Buzhala për presionin që, sipas tij, kishte pasur nga Hashim Thaçi gjatë kohës kur ishte deputet për të votuar ligjin për Dhomat e Specializuara.

Buzhala kishte deklaruar se gjatë asaj kohe kishte pasur presion nga Thaçi që deputetët ta kalonin këtë ligj.

Pas kësaj deklarate, Gashi ka reaguar ashpër ndaj Buzhalës, duke vënë në pikëpyetje ndryshimin e qëndrimeve të tij ndaj ish-presidentit Thaçi.

Postimi i plotë i Gashit:

O Berat Buzhala, o pis i poshtër, që gazetarinë e pandershme e ke shndërruar në profesion të pandëshkueshëm. Çka ndryshoi tash në kalkulatorin e xhepit tënd hajdut, që zoti Thaçi papritmas u bë kaq i dashur për ty.

Cilit Berat tash t’i besojmë?

Atij pismiletit të atëhershëm apo këtij pismiletit të tashëm?

Të Ngjashme