Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çfarë po ndodh? Aksident si në ‘filma’, makina hipën në trotuar dhe merr përpara kazanët

Një aksident i rrezikshëm është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ndërsa një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në trotuarin ndarës të korsive mes saj.

Aksidenti është regjistruar në shëtitoren e lagjes “18 Shtatori”, e cila është një ndër rrugët kryesore të qytetit me fluks të konsiderueshëm të lëvizjes së automjeteve dhe këmbësorëve në trotuaret përgjatë saj.

Automjeti pasi ka dalë nga rruga, ka kapërcyer trotuarin që shërben si trafikndarëse, duke u përplasur madje edhe me kazanët e plehrave. Fatmirësisht nga ky aksident janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.