Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çifti i bashkëshortëve u shua në një ditë, fotot e viktimave të aksidentit në Tepelenë

Dalin fotot e tre nga katër viktimat e aksidentit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën Tepelenë Memaliaj.

Në aksidentin tragjik u përfshinë tre makina. Bilanci i zi i aksidentit është katër viktima dhe dy të plagosur.Ladi Bega 62 vjeç drejtues i makinës Toyota

Lefteri Bega, 57 vjeç, bashkëshorte e Ladi Begës, pasagjere ne makinën Toyota

Ladi dhe Lefteri Bega

A.Bega, rreth 85 vjeçe, pasagjere në makinën Toyota, e afërme e çiftit, nuk dihet ende lidhja konkrete me Ladi dhe Lefteri Begajn

Riza Rapaj, 42 vjeç, drejtues i makinës BenzRiza Rapaj

Po ashtu, janë plagosur Andi Shkurta, drejtues i mjetit tip “BMË” të përfshirë në aksident, si dhe bashkëshortja e tij.

Makinat e përfshira në aksident janë Mercedes-Benz me targa AB314JG, Toyota dhe BMË me targë AA212JL.

Nuk dihet ende shkaku i aksidnetit. Sakaq mësohet se makina tip Toyota ku vdiqën të tre personat që ndodheshin në të, anëtarë të një familjeje u godit nga para nga autovetura Benz dhe nga pas nga autovetura BMË .

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.