Astrologia Meri Gjini, e ftuar në emisionin “7pa5” me moderatorët alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, ka dhënë disa këshilla për të gjitha shenjat e Horoskopit, se çfarë duhet të bëjnë këtë fundvit në mënyrë që t’i ecë mbarë.
Astrologia gjithashtu ka treguar se cila është dhurata perfekte për këtë fundivit për secilën nga shenjat.
Gjini: Dhuratat e vogla nuk duhet të mungojnë poshtë pemës. Ndërsa nuk mund t’i bëjnë të dashurit, partnerit, fëmijë dhurata alkool. Nuk do ishte mirë që t’i bëjmë një udhëtim dhuratë dhe festa surprizë.
Çfarë do të na bënte mirë në varësi të shenjës nuk lidhet fare me buxhetin.
Dashi
Do duhet t’i përpunojë informacionet para. Dhurata perfeket për një vajzë të shenjës së Dashit do ishin një palë vathë, të cilët do t’i jepnin shumë mbarësi për vitin 2024. Nëse do të ishte mashkull, do të ishte mirë t’i dhuroheshin mansheta metalike për këmishat, për t’i dhënë mundësi de fat.
Demi
Qoftë për gocat, qoftë për meshkujt, do të ishte mirë të bëhet dhuratë diçka që vendoset te qafa. Për femrat ,und të ishte mirë një shall, ndërsa për meshkujt një kravatë, ose ndonjë varëse e mirë që mund t’i shkojë nëse kanë mudnësi ekonomike. Këto do t’i jepnin mundësi në 2024.
Binjakët
Binjakët për 2024 zgjedhja e mirë do të ishte diçka që është në dy pjesë, ose këpucë, ose çorape. Një dhuratë që ka dy elemente do të ishte dhurata që do t’i jepte binjakëve fat.
Gaforrja
Për 2024, nëse kemi dikë pavarësisht gjinisë, do të duhet të marrë diçka që t’i ngrohë krahët, një palë doreza, një orë të mirë. Po flasim për dhurat simbolike që do t’i sjellin mbarësi për 2024.
Luani
Do të duhet të jenë të kujdesshëm në raportet me fëmijët e yre. Dhurata perfekte për Luanët… në fakt këto simbolet e fatit që janë prej metali, duhet diçka metalike që t’i mbrojë nga syri i keq. Gjatë pjesë së parë të 2024 duhet ta kenë me vete përherë, qofshin meshkuj, qofshin goca.
Virgjëresha
Sot nuk është momenti për vendime të rëndësishme. Dhurata perfekte është portofoli si për çunat edhe për gocat, në ngjyrë kafe ose bronz, por të ketë pak shkëlqim. Nuk ka rëndësi vlera.
Peshorja
Dhurata perfekte do të ishte një rrip mesi, ose diçka që mbahet në mes. Ndërsa për sa i përket ditës së sotme atmosfera do të shkojë për shtat me mënyrën se si do ta gjejnë veten.
Akrepi
Akrepi do ta ketë planetin e fatit përballë, duhet gur, gur natyral. Guri me fat është topazi, nuk është shumë gur masiv, por nga ngjyra që ka dhe energjia që përcejll do të bëjë të mundur të marrë ndihmesën e fatit të paktën për gjysmën e parë të viti 2024.
Shigjetari
Dhurata perfekte do të ishte byzylyku. Për çunin një byzylyk me lëkurë, ndërsa te gocat do të ishte mirë të blihej ose një orë, ose një unazë.
Bricjapi
Një pulovër, qoftë gocë, qoftë çun. Diçka e ngrohtë, por e dukshme. Poshtë pemës të mbështjellin një pulovër, nëse nuk kanë mundësinë e një kashmiri, të njëjtën lumturi do të shohin edhe nga pulovra e pambukut.
Ujori
Ka diçka që ta mbajë gjatë gjithë kohës, të paktën për pjesën e parë. Edhe për ujorët nuk do ishte keq një gur natyror. Guri Ametisti do t’i ndihmonte për të kontrolluar ankthin dhe stresin në pjesën e parë.
Peshqit
Dhurata perfekte, duhet që për 2024 të blihej dhuratë diçka që ka të bëjë me pizhama ose rroba të brendshme. Jo vetëm që do t’i gëzonte shumë, por do të kthehej në një referencë që sa herë të ndjenin trishtim, do të funksiononte si formulë magjike për peshqit./vizionplus.tv