Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çollaku: Në këtë situatë të tensionuar policia kufitare është dashur të përforcojë radhët

 
   

Eksperti i sigurisë, Fatmir Çollaku ka deklaruar se duke pasur parasyshë situatën e tensionuar në veri të vendit, Policia e Kosovës është dashur që të përforcojë radhët sidomos për policinë kufitare.

Sipas Çollakut, është dashur që në kuadër të kontigjentit policor kufitar të ketë përforcime të policëve më të rinjë në moshë dhe më të përgatitur në aspektin fizik.

“Në kuptimin gjeneral a është dashtë Policia e Kosovës ti përforcojë radhët sidomos për policinë kufitare, unë mendoj që po, sepse bëhet fjalë për një situatë të tensionuar të intensitetit të lartë që nga fillimi i inaugurimit të kryetarëve që është përshkallëzuar situata në kuptimin e tensionimit permanent. Dhe në një mënyre apo tjetër është dashtë të llogaritet si një situatë jo e favorshme për rendin dhe qetësinë, për sigurinë dhe në një mënyrë apo tjetër thash edhe njëherë do të duheshin të merreshin masa më shumën në kuptimin e përforcimit të radhëve dhe nëse veç ka pasur në kuadër të kontigjentit të policëve kufitarë djelmosha më të ri dhe më të përgatitur në aspektin fizik“, tha Çollaku.

Tutje ai tha se “një situatë e tillë është e shëmtuar, shqetësuese dhe e rëndë, për shtetin për neve si qytetarë dhe për të gjithë”