Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dalin fotot dhe emrat e policëve kufitar të kidnapuar në Leposaviq

Novosti ka publikuar fotografitë e policisë kufitare.

Media serbe Novosti ka publikuar emrat dhe fotografitë e policëve të arrestuar. Bëhet fjalë për policët Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi.

Tre pjesëtarë të Policisë Kufitare të Kosovës, janë kidnapuar sot në territorin e Kosovës, në afërsi të Leposaviqit në rrugë ilegale.

Në anën tjetër, burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kidnapimi dyshohet se ka ndodhur rreth 300 metra në territor të Kosovës, në një pikë kontrolli.