Lajme

Dalin pamjet e arrestimit të personit që alarmoi policinë me kërcënimin për shpërthim

Policia ka arrestuar kërcënuesin e dyshuar se do të aktivizonte një mjet shpërthyes në banesën e tij, në objektet e njohura si “Banesat e Bardha” në Fushë Kosovë.

Në vendngjarje për disa orë kanë qëndruar ekipet policore, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës.

Pas arrestimit, ekipet e specializuara për deminim kanë qenë në vendin e ngjarjes, ndërsa banorët kanë qëndruar jashtë banesave deri në sqarimin e situatës.

Deri në momentin e raportimit, nuk kishte konfirmim zyrtar për rastin

Të Ngjashme