Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin e përplasjes mes Joz Markut dhe Edi Kuçit, teksa Marku shfaqet së bashku me disa persona të tjerë.
Në pamje dëgjohet Marku duke i kërkuar llogari Kuçit, duke e pyetur përse e kishte sharë në rrjetet sociale. Gjatë përballjes, Kuçi dëgjohet duke kërkuar falje.
Pas publikimit të pamjeve ka reaguar Edi Kuçi.
Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova” ka ndarë në Instagram një fragment nga videoja që po qarkullon në rrjet, duke e shoqëruar me një mesazh të drejtpërdrejtë.
“Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre! Shikim të këndshëm”, shkruan Kuçi.
Ajo që tërheq vëmendjen në reagimin e tij është shprehja “15 me 1”, me të cilën Edi lë të kuptohet se gjatë përplasjes ka qenë i vetëm përballë një grupi personash.
