Daut Haradinaj, u është drejtuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke i ftuar që të dielën të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e përfaqësimit të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.
Kjo, duke u bërë thirrje që të qëndrojnë të bashkuar në vendvotime.
Ai ka ftuar qytetarët të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17.
