Ky është Urim Fiku, 61-vjeçari dyshohet se është vrarë.
Në lidhje me ngjarjen në fjalë u shoqëruan në polici për t’u marrë në pyetje bashkëshortja e viktimës dhe djali i tij.
Fillimisht, familjarët kanë deklaruar se fjalët e fundit të 61-vjeçarit kishin qenë se ishte sulmuar nga një ari, ndërsa ai u gjet i pajetë në malet e Bulqizës.
Megjithatë, ekspertiza mjekoligjore e kryer në Tiranë ka zbuluar një tjetër shkak të vdekjes.
Urim Fiku rezulton të ketë pasur një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, konkretisht nga një plumb pistolete në gjoks.
Grupi hetimor, nën drejtimin e kryeprokurorit të Dibrës, Abaz Muça, po verifikon disa pista hetimore për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar përgjegjësit për vrasjen e 61-vjeçarit.
