![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/deliu-kodra-kurti-mori-vendime-te-pakoordinuara-ne-veri_647e5a49ee5b5.png?resize=850%2C547&ssl=1)
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu-Kodra, ka folur rreth situatës në veri të vendit.
Ajo e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Deliu-Kodra tha në Edicionin Special se Kurti ka bërë veprime të pakoordinuara në veri.
“Kosova e ka ndërtuar gjithë forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar bashkë me aleatët e saj. Deklaratat e pamenduara mirë, të papeshuara të kryeministrit se sekretari Blinken është naiv, nuk i ndihmojnë dhe nuk e forcojnë Kosovën”, tha Deliu – Kodra.
Sonte në Qeverinë e Kosovës, qëndruan dy mysafirë goxha të rëndësishëm.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ishte nikoqir i Gabriel Escobar, i dërguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi.
Escobar dhe Lajçak, patën tri kërkesa për Kurtin.
Kërkesat janë: shtensionimin e situatës në veri, sa më shpejt zgjedhje në komunat e veriut si dhe kthim në dialogun me Serbinë