Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Delvinë/ Makina del nga rruga dhe përplaset me bordurën anësore

Një tjetër aksident është shënuar pak minuta më parë në aksin Kardhiq-Delvinë, në afërsi te tunelit.

Automjeti tip “Fiat” që drejtohej nga shoferja me iniciale E.P, si pasojë e shpejtësisë dhe duke qenë rruga e lagur nga shiu, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me bordurën anësore.

Drejtuesja e mjetit kishte edhe babanë e vet, Aleksandër Prifti 57 vjeç, i cili është plagosur dhe është transportuar në urgjencën e spitalit të Sarandës.

Nga ekzaminimet në spital për 57-vjeçarin është konstatuar se ka pësuar frakturë të vertebrës së qafës. Për rrjedhojë është nisur me ambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.