Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Demelezi: Bashkëpunimi me institucionet e Shqipërisë kyç për bujqësinë

Zëvendësministri i Bujqësisë, Imri Demelezi ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që ta fuqizojnë e mbështesin Institutin Bujqësorë të Kosovës në punët që operon por gjithashtu, bashkëpunimin me institucionet e Shqipërisë është kyç për hapat që sektori bujqësisë të merr kahjen e duhur.

Demelezi i bëri këto komente në tryerën “Dita Fushore të Grurit”, të mbajtur dje dhe sot, e cila është organizuar nga Instituti Bujqësorë i Kosovës, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe nga institucionet e shumta të Shqipërisë. Gjithashtu, ishin edhe përfaqësuesit e shoqatave të fermerëve dhe bizneseve.

Demelezi në fjalën e tij përshëndetëse, falënderoi paraprakisht pjesëmarrësit për kontributin që do të japin këto dy ditë nën organizimin e institutit Bujqësorë, e i cili funksionon nën Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Dita fushore vazhdoi me prezantimin e fushave hulumtuese për testimin e vlerave kultivuese dhe përdoruese të varieteteve të huaja të grurit, elbit dhe tritikaleve që kanë aplikuar për regjistrim në Listën e Farërave të Republikës së Kosovës./kp



Related posts
Lajme

Përmbytjet në Greqi, dëmet e shkaktuara vlerësohen deri në 5 miliardë euro

Lajme

Osmani: Policia së pari, nëse na sulmon Serbia hynë KFOR-i

Lajme

Rekord në Francë, muaji shtator më i ngrohtë që nga 1900

Lajme

Nga nesër ulen tarifat e roamingut për shërbimet e internetit me vendet e BE-së