Lajme

​Deputetët e LVV-së nisin të dalin nga Kuvendi

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar të dalin nga objekti i Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi policia ndërhy te protestuesit që kishin rrethuar legjislativin.

Administrata e Kuvendit mbylli sallën plenare, pasi LVV dhe PDK nuk u morën vesh që të miratohet në lexim të dytë Projektligji për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.

Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve për t’i shpërndarë ata.

Të Ngjashme