Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) ka dështuar sërish të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit, duke shtyrë edhe procesin e zgjedhjes së kryesuesit të ri të këtij institucioni.
Sipas njoftimit, mungesa e njërit prej anëtarëve ka pamundësuar zhvillimin e mbledhjes.
Zëvendëskryetarja e KGjK-së, Arjeta Sadiku, e ka mbyllur takimin pas pranimit të një emaili nga gjyqtari Besnik Bislimaj, i cili ka bërë të ditur se deri më 24 prill nuk mund të marrë pjesë në asnjë aktivitet për arsye shëndetësore.
Si pasojë, mbledhja është shtyrë dhe për këtë javë nuk do të mbahet asnjë takim i Këshillit.
