Përplasja mes dy automjeteve ka shkaktuar një viktimë dhe një person të plagosur.
Viktimë e aksidentit ka mbetur gazetari 26-vjeçar, Xhesjon Zogu, i cili udhëtonte me një automjet tip “Land Rover” (në foto). Pavarësisht përpjekjeve për ta transportuar drejt Spitalit të Traumës për ndihmë të specializuar, i riu ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
I plagosur ka mbetur edhe një qytetar nga Korça, i identifikuar si Behar Ruçi, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Ai është dërguar për trajtim mjekësor.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar nga drejtuesi i automjetit “Benz”, çka ka sjellë përplasjen me “Land Rover”-in.
