Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Detaje për djegien e veturës së nënkryetares së Leposaviqit

 
   

Të martën pas mesnate është djegur vetura e nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Sipas policisë, vetura ka qenë me targa vendore.

Nuk raportohet për të lënduar, teksa policia tashmë ka hapur hetimet për rastin.

“Rr.24 Nëntori, Leposaviq 14.11.2023-01:30 Është përfshirë nga zjarri vetura me targa vendore pronë e ankueses femër serbe kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.