Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“Dikur ishte i panjohur”, Meri Shehu i nxjerr emrin VIP-it shqiptar: E kam ndihmuar shumë, por s’ma di (Video)

Më 20 nëntor do të luhet ndeshja Shqipëri – Ishujt Faroe, e cila po pritet me padurim nga të gjithë tifozët shqiptarë.

Mëngjesin e sotëm ishte e ftuar në studion e “Wake Up”, Meri Shehu, e cila nuk i shpëtoi pyetjes se si do të shkonte kjo ndeshje. Astrologia e njohur shprehet pozitive dhe se Shqipëria do të fitojë.

E jo vetëm kaq, pasi Meri ka treguar gjithashtu se ka ndihmuar shumë futbollistë, ku një ndër ta është Gjimshiti. Sipas saj, ai e ka pyetur nëse trajneri do e fuste apo jo në ndeshje.

Pjesë nga biseda në studion:

Meri Shehu: Përderisa kemi arritur deri këtu, ta parashikojmë bukur 20 nëntorin, do fitojmë!

Blendi Salaj: Kush të ka hyrë në zemër nga këta çunat e kombëtares?

Meri Shehu: Unë kam ndihmuar lojtarë të Kombëtares të ecin dhe të vijnë aty ku janë, por s’ma ka ditur njeri. Ka pasur nga ata që më kanë pyetur do futem sot, do më fusë trajneri sot në ndeshje?

Blendi Salaj: Një futbollist i Kombëtares që luan në Itali e ka pyetur Merin nëse do e futë trajneri në ndeshje apo jo.

Meri Shehu: Po kjo ka ndodhur që para pandemisë dhe ai ishte fare i panjohur dhe u bë shumë i njohur. Se pyeste para ndeshjes, do më futë sot s’do më futë sot.

Blendi Salaj: E kush ishte ky, Gjimshiti?

Meri Shehu: Po ai ishte.

Blendi Salaj: Është një super futbollist, tani është kapiteni i skuadrës.

Meri Shehu: Mua s’më pëlqen, s’bën aq shumë sa duhet të bënte. E ka me faza.

View this post on Instagram

A post shared by Wake Up në Top Channel (@wakeup_topchannel)