Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Dita botërore e çokollatës, ja cili vend mbanë rekord për konsumin e saj

Çdo 7 korrik në mbarë botën festohet dita dedikuar çokollatës. Mund t’ua dhuroni personave të dashur apo mund ta konsumoni vetë, pak rëndësi ka, e rëndësishme është që në këtë ditë prishet çdo dietë për të shijuar një copë çokollatë.

Fjala çokollatë rrjedhë nga pija e parë me përmbajtje të saj çóko: hidhur dhe atl: ujë; pra “ujë i hidhur”. Por si lindi produkti më i pëlqyer në mbarë botën? Çokollata ka si bazë bimën e kakaos, e cila ka një origjinë antike rreth mbi 6000 vjet më parë në lumenjtë Amazona.

Kakao thahet 7 ditë në diell para se të porositet për të prodhuar çokollatë. Studiuesit kanë vërtetuar se çokollatë e mirëfilltë është vetëm çokollata e zezë, pasi çokollata e bardhë nuk ka si bazë kakaon, por gjalpin e kakaos.

Në të kaluarën çokollata përdorej si para pasi në kohën e Majave, thuhet se kokrrat e kakaos ishin përdorur si valutë për shkak që konsiderohej me më shumë vlerë se ari. Në Europë produkti i çokollatës erdhi nga Amerika, teksa sot kontinenti ynë mban vendin e parë për sasinë e konsumit të saj, shkruan A2CNN

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Kakaos, evropianët hanë pothuajse gjysmën e gjithë çokollatës që prodhohet në botë. Zviceranët mbajnë rekord për konsumin e çokollatës, pasi një zviceran konsumon deri në 10 kilogram në vit. Ndërkohë shqiptarët nuk cilësohen ndër popujt që shquhen për konsumin e çokollatës.

Në vitin 2022 kanë hyrë në Shqipëri rreth 518 mijë kg çokollatë, ose rreth 5.4 kg për person. Konsumimi i çokollatës nxit serotonin në trurin tuaj, i cili është stabilizues i humorit, duke ju larguar nga stresi apo ankthi. Përfitimet e zemrës nga çokollata janë të shumta. Ajo ndihmon në fleksibilitetin e arterieve, si dhe balancon edhe sasinë e kolesterolit në gjak.

Po ashtu, 2 gota çokollatë të nxehtë në ditë ndihmojnë në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut në pjesët thelbësore të trurit. Por kujdes, mos u jepni kafshëve shtëpiake çokollatë, pasi janë shumë të dëmshme.