Protesta ka shënuar ditën e saj të 20-të, ndërsa protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, duke iu drejtuar Kryeministrisë pas grumbullimit pranë Ministrisë së Arsimit.
Pas grumbullimit në ambientet pranë ministrisë, protestuesit janë nisur në marshim drejt godinës së Kryeministrisë, ku po vijojnë tubimin.
Deri më tani protesta është e qetë, teksa kanë hedhur në ajër një fishekzjarrë.
Ata janë pozicionuar përpara Kryeministrisë aty ku po vijojnë të qëndrojnë.
Kujtojmë, tre persona janë arrestuar në protestën e djeshme. Gjatë ndërhyrjes nga policia janë sekuestruar edhe bomba molotov.
