Prej 5 ditësh Tirana dhe qytete të tjera të Shqipërisë janë përfshirë nga protestat studentore, të cilat janë përshkallëzuar në tensione, dhunë dhe përplasje mes forcave të policisë dhe protestuesve. Edhe për sot dhe nesër është paralajmëruar protestë më e madhe ku është bërë thirrje për përfshirjen e Diasporës.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ky i fundit aktualisht ndodhet në godinën e Kryeministrisë, pasi më herët publikoi një video nga vizita në një prej bizneseve të dëmtuara gjatë protestave, duke premtuar mbështetje nga qeveria për subjektet e prekura.Mesohet se vëmendja në kryeqytet është përqendruar te protesta, ndërsa deri tani nuk ka aktivitete të tjera politike të njoftuara, ndryshe nga ditët e mëparshme.
Të rinjtë vijojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj qytetarëve, duke hedhur gurë në drejtim të policisë, duke dëmtuar institucione e biznese, ndërsa policia iu është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome.
Por mbrëmjen e djeshme u panë edhe momente paqeje mes policisë dhe protestuesve për të vijuar sërish më pas me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Rama.
