Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“Do zbulohen shumë të fshehta dhe intriga”, Meri Shehu tregon çfarë i pret shenjat këtë javë

Nga një javë e rëndësishme tek një tjetër. Kështu paralajmëron edhe këtë të hënë astrologia më e famshme në Shqipëri Meri Shehu. E ftuar në një emision televiziv, ajo thotë se këtë javë do të zbulohen shumë të fshehta e intriga.

“Kjo javë do të jetë shumë e rëndësishme për faktin se kemi hënën e plotë të muajit në Akrep, e cila lidhet me Plutonin shumë fuqishëm, që nxjerr në sipërfaqe gjëra të reja që nuk dimë. Plus dhe Dielli sapo është futur në Dem. Bën një katërkëndësh me Plutonin në Ujor dhe përsëri është një javë që do zbulohen shumë të fshehta dhe intriga. Në fund të javës Mërkuri nga i kundërt kthehet i drejtë dhe ky është një lajm që duhet ta kemi parasysh, që është në Dash”.

Ashtu siç paralajmëroi edhe të hënën e shkuar, astrologia tha se java që lamë pas, por edhe kjo e hënë shënojnë ditët më të rëndësishme të vitit.

“Ishte nga javët dhe vazhdon të jetë edhe sot, nga ditët më të rëndësishme të vitit, sepse siç e thamë, Jupiteri, planeti i fatit dhe Urani janë takuar në Dem. Tani për të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të demëve, akrepëve, ujorëve dhe luanëve, do të ketë ndryshime të papritura të fatit, që mundësisht janë me rezultate pozitive. Por ky efekt do ndjehet tek shumë persona, te të gjithë pothuajse dhe janë ndryshime të mëdha që sjell fati në jetën në tonë, përreth një periudhe 14-vjeçare. Do japë nuancat, jo se kjo ditë vendos”.

Meri Shehu zbuloi edhe yjet për secilën shenjë për këtë javë. Kështu sipas saj, Dashi vlerësohet me 3 yje, Demi me 2 yje, Binjakët me 2 yje, Gaforrja me 3 yje, Luani me 4 yje, Virgjëresha me 4 yje, Peshorja me 3 yje, Akrepi me 5 yje, Shigjetari me 3 yje, Bricjapi me 3 yje, Ujori me 5 yje, Peshqit me 3 yje.