Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Dodik vazhdon avazin e fyerjeve, gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese të BeH e quan “shiptar”

Millorad Dodik, president i entitetit “Republika Srpska”, ka vazhduar me praktikën e vjetër të fyerjeve dhe retorikës së tij të zakonshme.

Siç raportojnë mediat në Bosnjë dhe Hercegovinë, sot në seancën e Asamblesë Kombëtare të “Republika Srpska”(RS) ai ka fyer një gjyqtar shqiptar në Gjykatën Kushtetuese të BeH.

Përveç gjyqtarëve vendas, në Gjykatën Kushtetuese të BeH janë edhe tre gjyqtarë të huaj. Një prej tyre është edhe shqiptari Ledi Bianku.

“Me Paravliq dhe Çeman dhe tre gjyqtarë, njëri prej të cilëve është ‘shiptar’, çfarëdo që mendon ai – nuk më intereson vërtet. Nuk kam nevojë të shpjegoj se çfarë do të thotë për serbët të vijë dikush nga Shqipëria…”, ka thënë Dodik.

Ky shembull vetëm konfirmon se Dodik, pavarësisht nga njoftimet se do të jetë bashkëpunues, pro-evropian, nuk ka ndryshuar kursin e tij.

Dhe ai kurs është ende fyerje, minim i shtetit, bllokada dhe mbështetje e hapur për agresorin rus Vladimir Putin.

Related posts
Lajme

Kimete Berisha: I vdekuri duhet të lihet i qetë, së paku 40-të ditë

Lajme

Gashi për Radoiçiqin: Mund të arrestohet në Serbi dhe përmes Interpolit të transferohet në Kosovë

Lajme

Kimete Berisha: I vdekur duhet të lihet i qetë, së paku 40-të ditë

Lajme

“Edhe e pranuat Asociacionin edhe na prishët me amerikanët” – Kërquki gozhdon Mujën e VV’së