Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dogana kap mbi 4 mijë euro mallra të kontrabanduara në autobusin e linjës Serbi-Kosovë

Në një kontroll rutinore, doganierë të Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë parandaluar futjen e mallrave të kontrabanduara në vlerë mbi 4 mijë euro.

Mallarat ishin futur në autobus përmes pikëkalimit kufitar në Jarinje.

“Në momentin e hyrjes së një autobusi të linjës Serbi-Kosovë, i cili kishte si destinacion Kosovën, u zbuluan mallra të fshehura në një nga hapësirat e tij. Mallrat e zbuluara, të cilat ishin të pa deklaruara, përfshinin: produkte ushqimore, mbathje sportive, si dhe produkte tjera tekstili. Vlera totale e mallit që ka tentuar të futet në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës është 4,793.48 Euro”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Më tej në njoftim thuhet se autobusi është dërguar në terminalin doganore të Mitrovicës nën mbikëqyrjen e stafit doganor dhe policor për një kontroll të hollësishëm.

“Mallrat e pa deklaruara janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa rasti po trajtohet nga njësitë relevante të Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftim.