Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke sqaruar deklaratën e saj lidhur me rastin.
Përmes një reagimi, Gërvalla ka thënë se nuk ka deklaruar që viktima duhej t’i drejtohej Qeverisë, por se reagimi i saj erdhi pasi, sipas saj, një deputete tentoi ta përfshinte Qeverinë në mosveprim, pas kërkesave të viktimës drejtuar institucioneve të drejtësisë.
“Unë nuk kam thënë se viktima duhej t’i drejtohej Qeverisë. Deklarata ime erdhi pasi një deputete tentoi ta përfshinte Qeverinë në mosveprim, pas kërkesave të viktimës drejtuar institucioneve të drejtësisë. Keqinterpretimi i deklaratës sime për qëllime politike nuk i bën nder luftës sonë kundër femicidit”, ka deklaruar Gërvalla.
Vrasja e Arlinda Zekajt ka rikthyer në vëmendje përgjegjësinë e institucioneve për trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe nevojën për masa konkrete për parandalimin e femicidit.
