Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dreshaj: Qeveria e Kosovës duhet të shkojë në shtëpi

 
   

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka bërë të ditur se kanë filluar procesin e negocimit me deputetët e Kuvendit të Kosovës, për ta shkarkuar Qeverinë e Kosovës.

Ai ka thënë se ende nuk i kanë votat e mjaftueshme por janë duke punuar në këtë drejtim.

“Jemi në proceset e negocimit dhe lobimit për votë të mjaftueshme, kemi votë sa me iniciu procesin por tash për mbylljen e tij duhet të kemi bashkërenditje me shumë deputetë. Shumëçka është kry, ende nuk ka ardhë te përfundimi”, ka thënë ai.

Tutje ai tha se procesin e votës së mosbesimit AAK-ja nuk e ka iniciuar me dëshirë por sipas tij për shkak të rrezikimit të raporteve me ndërkombëtarët.

“Jemi në fazë dakordimi, mendoj që duhet të arrijmë të bëjmë votat e mjaftueshme të votave, në esencë nuk e kemi bërë prej dëshirës së madhe. Duke e pa vendin në një situatë që kemi ardhë sot, edhe miqtë tanë kanë filluar të brengosen për demokracinë në vend, dhe situatën e sigurisë. Në këtë drejtim e kemi marrë këtë inicativë, mendoj që për vendin që kjo qeverisje dhe kjo mendësi qeverisje të shkoj në shtëpi”, ka thënë ai.

Dreshaj tha se asnjëherë situata në veri nuk ka qenë më keq se sa tash.