Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Driton Gojanin kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).
Në procesin e votimit morën pjesë 69 deputetë.
Gojani siguroi 62 vota, ndërsa kundërkandidati Ymer Fejzullahu mori 7 vota.
Me këtë rezultat, Driton Gojani është zgjedhur në krye të Bordit të ZRRE-së për një mandat pesëvjeçar.
