Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Driton Tali tregon se kur do të mbaroj loja politike mes Kurtit dhe Vuçiq – ja për kë ka një porosi!

 
   

Driton Tali përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me heshtjen e disa aktivisëve të LVV.

A është se nuk po i besojnë z Kurti, sidomos në relacion me z Vuçiç, dhe po presin që gjërat të qartëzohen e pastaj të marrin anë, apo është se janë injorantë por servilë”, parashtron pyetje Tali.

Ndër të tjera ai shton që kjo loja politike mes z Kurti dhe Vuçiç nuk do të zgjatë më shumë se edhe gjashtë muaj.

Postimi i plotë

Këta “aktivistët/et” e LV’ës, sidomos këta të stukturave qoftë të Lëvizjes ose këta të strukturuarit në mekanizmat shtetëror, që po heshtin, ku e kanë hallin?!

A është se nuk po i besojnë z Kurti, sidomos në relacion me z Vuçiç, dhe po presin që gjërat të qartëzohen e pastaj të marrin anë, apo është se janë injorantë por servilë!?

PS: Kjo loja politike mes z Kurti dhe Vuçiç nuk do të zgjatë më shumë se edhe gjashtë muaj. Aq “ymër” ka Putini, sipas analistëve perendimorë.