Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dugolli: Koha po tregon që Kurti pati të drejtë, Serbia jo e gatshme për marrëveshje

 
   

Në emisioni “Politiko”me një lidhje direkte me gazetarin Kushtrim Sadiku nga Brukseli dhe me musafirë edhe analistë në studio sot është diskutuar për ngjarjet të cilat janë zhvilluar në Bruksel.

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli ka thënë se Serbia nuk është e gatshme për marrëveshje dhe se kjo që po ndodh është vetëm se koha po tregon se Kurti ka pasur të drejtë çfarë ka thënë për marrëveshjën që nuk do të pranohet nga Serbia.

“Unë besoj që ajo që doli tani dhe u komunikua përmes një komunikate pra zoti Kurti, në vazhdimësi pati thënë dhe ka deklaruar që Serbia nuk është e gatshme që të zbatoj marrëveshjen sepse për t’u zbatuar një marrëveshje duhet një nënshkrim pra.

Nëse ju kujtohet menjëherë pas dakordimit të asaj marrëveshje dhe Aneksit në Ohër, Vuçiqi tha që unë nuk kam nënshkruar asgjë dhe Kurti si në atë kohë edhe tash ka thënë se pa një nënshkrim nuk mund të ecim përpara dhe koha po tregon që Kurti ka pasur të drejtë”, ka thënë ai.