Lajme

Durmishi: Do të vazhdojmë me mirëmbajtjen verore e dimërore në shumë rrugë në veri të Kosovës

 
   

Zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njofton për arritjen e një memorandumi mirëkuptimi me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të disa rrugëve.

Në njoftimin e bërë në profilin e tij në Facebook, Durmishi ka paralajmëruar se do të vazhdohet edhe më tutje me mirëmbajtjen verore e dimërore të rrugëve nacionale e regjionale, “njëherit edhe shumë rrugëve tjera lokale në veri të Kosovës”.

Postimi i plotë:

Memorandum mirëkuptimi me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi

Prej sot, MMPHI merr përsipër mirëmbajtjen verore dhe dimërore të këtyre rrugëve:

Maxherë – Bistricë,

Bistricë – Koshtovë e Vllahisë,

Koshtovë e Vllahisë – deri te lidhja me magjistralen Mitrovicë – Leposaviq, si dhe

Koshtovë e Vllahisë – Cerajë.

Do të vazhdojmë edhe më tutje me mirëmbajtjen verore e dimërore të rrugëve nacionale e regjionale, njëherit edhe shumë rrugëve tjera lokale në veri të Kosovës.

 
 
 
 
 

Të Ngjashme