Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në Ferizaj, nën dyshimin për përfshirje në shitblerje të substancave narkotike.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 14 tetor 2026, rreth orës 20:00, në rrugën “Ali Aliu” në Ferizaj.
Njësitet policore kanë ndaluar dhe kontrolluar dy automjete, pasi dyshohej se në to po kryhej shitblerje e substancave narkotike.
Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar 2.93 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, 65 euro para të gatshme dhe një telefon.
Lidhur me rastin, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj.
Me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
