![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/dy-vellezerit-u-vrane-per-prone-dalin-pamjet-nga-skena-e-krimit-ne-gjakove_6498a0206df81.jpeg?resize=850%2C477&ssl=1)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën pasdite në Gjakovë. Dy vëllezër kanë mbetur të vdekur pas një konflikti pronësor me të dyshuarin.
Zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Lumni Graisha e ka konfirmuar. Ai ka thënë se sipas informatave të para motivet e vrasjes janë për shkak të një prone.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Madanaj të Gjakovës.Mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.
Foto nga vendngjarja
Sipas tij, dorasi është identitfikuar por ndodhet ende në arrati. Ai tha se policia është duke e kërkuar.
“Mund të konfirmoj behet fjal për vrasje te dyfisht. Viktimat janë vëllezër mes vete. Personi i dyshuar është i identifikuar por ndodhet në arrati”, ka thënë ai.