Policia e Kosovës arrestoi tre të dyshuar për vjedhje të rëndë në Leposaviq.
Ndërsa, një tjetër i dyshuar vazhdon të jetë në kërkim nga Policia.
“Më 20.8.2026, në Stacionin Policor në Leposaviq është raportuar rasti “Vjedhje e rëndë”. Bazuar në deklarimin e ankuesit, person/a të panjohur kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kishin vjedhur 12,000 euro, 40,000 dinarë, si dhe dy zinxhirë ari. Rasti kishte ndodhur në kohën kur në shtëpi nuk ndodhej askush”, thuhet në njoftimine Policisë së Kosoëvs.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë realizuar kontrolle në adresat e banimit të personave të arrestuar:
“N.V. (2006), i arrestuar në fshatin Borovë, Leposaviq. Gjatë kontrollit, tek i njëjti është gjetur një fishek për pistoletë,
N.L. (2007), i arrestuar në Leshak, Leposaviq. Gjatë kontrollit, tek i njëjti janë gjetur 5,300 euro, të cilat dyshohet se janë para të përfituara nga rasti.
Të dy këta persona, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërsa, personi i tretë i arrestuar, D.M. (2009), është liruar në procedurë të rregullt”, bëri të ditur Policia e Kosovës.
