Aktuale

E akuzon për tenderat dhe për korrupsion e pastrim parash/ SPAK merr vendimin e papritur, hetimet për Ballukun do të …

Prokuroria e Posaçme ka vendosur të zgjasë hetimet me tre muaj për ish-numrin dy të qeverisë, Belinda Balluku. Ndaj saj rëndojnë akuzat e shkeljes së barazisë në dy tendera, atë të ndërtimit të Tunelit të Llogarasë dhe për të gjitha lotet e Unazës së Madhe.

Por që më pas, më 4 qershor, prokuroria konfirmoi se Balluku ka kryer edhe korrupsion e pastrim parash teksa mbante postin e drejtoreshës së Albcontrol.

Në këto kushte asaj iu sekuestrua një vilë në Dhërmi, për të cilën SPAK thotë se zotërohet prej Ballukut në mënyrë të tërthortë, pra e regjistruar në një emër tjetër por me origjinë nga korrupsioni dhe pastrimi i parave.

Sipas organit të posaçëm, që në këtë hetim përfaqësohet nga prokurori Dritan Prençi, akt-akuzat u ngritën pas hetimit të procedurës së tenderit për Rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol dhe për përmirësimin e kushteve me një fond limit prj 88 milionë lekë dhe një shtesë me vlerë 14 milionë lekë.

Zgajtja e hetimeve vlen edhe për dy ish vartësit e saj, Erald Elezi drejtues i KESH dhe Gentian Gjyli i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Pak ditë më parë Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e bërë prej Ballukut për masën e pezullimit të detyrës dhe të bllokimit të pasaportës.

Të Ngjashme