Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E dhimbshme: Motra e Liridona Ademajt publikon një pjesë nga biseda me të ndjerën, kështu shprehej ajo për gratë e shtypura

 
   

Motra e të ndjerës Liridona Ademaj, vrasja e të cilës shokoi vendin pasi bashkëshorti i saj, Naim Murseli, pranoi se kishte paguar në vrasjen e saj tri ditë më parë në Prishtinë.

Madje, u raportua se Murseli, kishte paguar 30 mijë euro vrasjen e gruas së tij, gjithashtu u raportua se i njëjti 15 mijë euro i kishte dhënë para se të kryhej vrasja, dhe 15 mijë të tjera më pas.

Së fundi, motra e Liridonës, Ademaj, ka publikuar një pjesë të bisedës së kaluar me të, në të cilën Liridona shpreh mbështetjen e saj për gratë dhe dhimbjen në të njëjtën kohë për gratë e trajtuara në mënyrë të padrejtë.

 Image
 Foto nga publikimi i motrës së Liridonës 
 

Vdekja e Liridona Ademajt ka pikëlluar shumë familjen, kolegët dhe mbarë opinionin publik.