Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në rrugën “Shkupi” në Prishtinë.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ndërsa lajmin për Klankosova.tve ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Plana.
Sot rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën se në rrugën Shkupi në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka ndërruar jetë, kurse një tjetër ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor” ka thënë Pllana.
