Lajme

E konfirmon Qorrolli: Të hënën shqyrtohet Projektligji për Specialen

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli, ka bërë të ditur se të hënën, do të mbahet mbledhja e Komisionit, ku në fokus do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në një prononcim për “Bota sot”, Qorrolli ka njoftuar se mbledhja do të nisë në orën 08:00 dhe do të zhvillohet në sallën N-10.

“Të hënën, më 5 tetor 2026, në ora 08:00, në sallën N-10, do të mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion. Në rend të ditës është shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pas ngarkimit të Komisionit me shqyrtimin e tij”, ka thënë ai.

Sipas Qorrollit, diskutimi në Komision do të përqendrohet në përmbajtjen e Projektligjit dhe në aspektet juridike të tij, duke pasur parasysh kuadrin kushtetues dhe ligjor në fuqi, si dhe procedurat parlamentare.

“Mbledhja do t’i kushtohet shqyrtimit të Projektligjit dhe aspekteve të tij juridike, në përputhje me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi dhe procedurat e Kuvendit”, ka deklaruar ai.

Të Ngjashme