Aktuale

“E rraha sepse nuk po e duroja dot më, nuk flinte gjumë”/ Zbardhet dëshmia e edukatores që dhunoi 2-vjeçarin, babai…

Një edukatore në një kopsht privat në Tiranë është arrestuar, pasi ka dhunuar një të mitur. Në praga është vënë 32-vjeçarja Brunilda Haxhiu.

Denoncimi në polici është bërë nga babi i fëmijës pasi ka parë shenjat e dhunës në fytyrën e 2-vjeçarit.

Fillimisht ai e ka dërguar fëmijën në spital dhe i janë bërë ekzaminimet.

NEWS  Tragjedi në Greqi/ Anija e rojës bregdetare përplaset me motoskafin, raportohet për 14 të vdekur dhe dhjetëra të lënduarI mituri kishte një të nxirë tek faqja dhe shenja skuqje tek veshët. Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje 32-vjeçarja Brunilda Haxhiu ka deklaruar se fëmijën e ka gjuajtur me shpullë pasi nuk po e zinte gjumi dhe nuk po e duronte dot.

Sipas burimeve, edhe nga pamjet filmike ka rezultuar që edukatorja 32-vjeçare ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës 2 vjeçar.

NEWS  Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet 29-vjeçari

Të Ngjashme